Milan kampion në Seria A

sportiim2

Milan shpallet kampion në Serinë A për sezonin futbollistik 2021/22. Pas fitores sot ndaj Sasuolos në transfertë 0-3, ekipi i Stefano Piolit u bë kampion i Italisë për herë të 19-të në historinë e tij.

Kuqezinjtë, të cilëve u nevojitej vetëm një pikë për të siguruar Scudetton, asfaltuan 0-3 një Sasuolo e cila asnjëherë nuk u pa në nivelin që ka shfaqur gjatë kampionatit.

Takimi u vendos në pjesën e parë me një dygolësh të Zhiru (17 ‘dhe 32′) dhe një gol nga Kesi (36’),. Asstues në tri rastet Leao. Në pjesën e dytë Milan në festë në fushë e trebuna administron deri në sinjalin e fundit të gjyqtarit.

Më pas invazion festiv në fushë…

?>