Play Off-e dhe Play out-e, inferioret në fushë

Sot do të zhvillohen disa play off-e dhe play out-e në Kategori të Parë dhe të Dytë. Në program duelet si më poshtë:
Play off, Kategori e Parë
16:00
Korabi-Tomori (në Peshkopi)
Apolonia- Tërbuni (në Fier)
Skuadrave vendase ju mjafton barazimi për të ecur më tej. Fituesit zhvillojnë një finale në fushë neutrale. Në raundin e radhës, fituesi i kësaj finaljeje udhëton drejt vendit të tetë të Superiores për një takim i cili vlen biletën e fundit që do të garojë edicionin 2022-23 në Abissnet Superiore.
Play out, Kategoria e Parë:
15:00
Pogradeci- Oriku (në Peqin)
Turbina- Devolli (në Durrës)
Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në fusha asnjanëse. Ekipet fituese do të luajnë në Kategorinë e Parë për sezonin 2022-2023, ndërsa humbësit në të Dytën.
Play out, Kategoria e Dytë
15:00
Gramozi- Delvina (në Lushnje)
Ekipi fitues do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë në sezonin 2022-2023, ndërsa humbësi në Kategorinë e Tretë. (Përgatiti: Erga Kenga)