Korabi apo Apolonia përballë Egnatias, bie Pogradeci

Korabi-Apolonia në një finale për të marrë biletën e skuadrës që ndeshet me Egnatian.
U luajtën sot disa play off-e dhe Play out-e në nivelin e dytë dhe të tretë të futbollit shqiptar. Kështu Korabi- Tomori 1-0 dhe Apolonia- Tërbuni 1-0 kaluan ndeshjet e tyre me një takim.
Në Play Out surpriza erdhi nga dueli Pogradeci-Oriku luajtur në Peqin teksa skuadra liqenore u mund 1-2 duke rënë në Kategorinë e Dytë. Oriku një kat më lart.
Qëndron Turbina e Sinan Bardhit e cila mundi me vështirësi Devollin 1-0 në Durrës.
Rezultate sot:
Play off, Kategori e Parë
16:00
Korabi-Tomori 1-0
Apolonia- Tërbuni 1-0
Play out, Kategoria e Parë:
15:00
Pogradeci- Oriku 1-2
Turbina– Devolli 1-0
Play out, Kategoria e Dytë
Gramozi- Delvina 1-3 (në Lushnje)
Ekipi fitues Delvina do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë në sezonin 2022-2023. Rrëzohet Gramozi./Sportiim.al/