Shehi: Ndaj Vllaznisë sillemi si kampionë

Të shtunën në ‘Selman Stëmasi’ në 17:15 klasikja e Shqipërisë, Tirana- Vllaznia.Me titullin e fituar që nga java e kaluar ndaj Partizanit (1-2) skuadra bardheblu pritet të luajë thjesht për të respektuar vetën, garën dhe rivalët.

Sot trajneri Orges Shehi tha:

“Ndeshje të tilla, kur vjen pas një triumfi në derbi dhe atë që kemi dëshiruar gjithmonë që të ishim kampionët e Shqipërisë, ka pak vështirësi për motivim. Kundërshtari që do të kemi përballë të imponon respekt. Është një klasike dhe do të ketë vlerësimin tonë nesër”.

“Të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e skuadrës kanë marrë minuta, disa më pak dhe disa më shumë. Ne kurrsesi nuk mund ta prishim strukturën. Nesër do të kemi ndonjë lojtar që ka pasur pak minuta në fushë dhe kjo bën mirë sepse ato lojtarë kanë uri për të luajtur dhe për të pasur atë grintën sepse dhe minutat nuk kanë qenë të plota. Është e sigurt që Hoxhallari do ta nisë ndeshjen nga pankina dhe në vendin e tij do të aktivizohet Zhivanaj.”

“Ne kemi dalë kampionë, dhe si të tillë duhet të sillemi, kjo vlen edhe për ndeshjet e mbetura. Duhet të futemi në fushë për të bërë më të mirën tonë. Kemi disa objektiva për të arritur, kemi dy lojtarë siç janë Xhixha dhe Seferi që janë në krye të listës së golashënuesve, por duam që edhe faza difensive të jetë gjithmonë e para. Duam që raporti mbrojtje-sulm të jetë me shifrat aktuale”.

“E ardhmja? Dëshira është e të dyja palëve që ne të vazhdojmë bashkë. Kemi nisur një rrugëtim të gjithë bashkë, duke qenë pjesa kryesore e ndërtimit të skuadrës. Një gjë është e sigurt, që në mes nuk janë paratë, por është projekti dhe që të jemi gjithmonë kompetitiv”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!