Foramti i ri i UEFA-s, Bordi i Ligave: Konstruktivë

UEFA bëri ndryshime me ‘model zvicerian’, Bordi i Ligave europiane përqafon indenë dhe nis konsultat për ratifikimin e kalendarëve.

Pasi UEFA zbardhi formatine ri për Ligën e Kampionëve por dhe për Europa e Conference League ka nisur konsulta e ligave europiane.

Kështu Bordi i ligave europiane saktëson në një shënim në lidhje me ndryshimin e formatit të Ligës së Kampionëve duke filluar nga viti 2024. Ligat europiane “tashmë do të shqyrtojnë detajet e këtyre ndryshimeve historike, pas gati tre dekadash me të njëjtin sistem garash” dhe “ato do të fokusohen veçanërisht në ndikimin që do të kenë këto vendime në caktimin e ndeshjeve në ligat kombëtare”.

Ligat “do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë konstruktive me UEFA-n dhe të gjitha palët e përfshira për të siguruar që të ketë një ekuilibër midis futbollit europian dhe atij kombëtar, në mënyrë që futbolli të lulëzojë në të gjitha nivelet.”

“Në këtë kontekst, do të vijojë diskutimi dhe negociatat e ardhshme për të zbatuar një model më të drejtë të shpërndarjes së të ardhurave të Ligës së Kampionëve pas vitit 2024. Ata do të jenë thelbësore për të siguruar qëndrueshmërinë financiare afatgjatë të të gjitha skuadrave”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Bordi Drejtues përbëhet nga katër anëtarë: Havier Tebas – SPA; Mathieu Moreuil – ENG; Claus Thomsen – DEN; Claudius Schäfer – SUI.

Formati:

Kështu në Championsin e vitit 2024 do të marrin pjesë 36 skuadra dhe jo 32 duke fshirë njëherë e mirë formulën e 30 viteve të fundit. Sistemi ri i me ligë të hapur, lejon ndeshje tej grupeve me 8 takime vajtje- ardhje. Në fund janë pikët ata që vendosin fatin e tetë skuadrave të para.

Sakaq, skuadrat nga vendi i 9-të, deri në vendin 24-ët, do të përballen me sistem vajtje-ardhje për të shkruar në fazën e 16 më të mirave.

Edhe Liga e Europës dhe Liga e Konferencës do të shohin numrin e skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të rritet në 36, ndërsa në rastet e tyre, do të jenë 8 ndeshje në turneun e parë dhe 6 ndeshje në të dytin po me të njëjtin sistem në grupe si Liga e Kampioneve.

Foramati ka edhe ndyshime të tjera por ajo që ka rëndësi tani të gjithë janë në punë për të organizuar detyrimet sipas ligave sipas orientimëve të UEFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!