Vendimet e Disiplinës, gjobitet Rama
Vendimet e Disiplinës, gjobitet Rama
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF për datën 11 maj 2022
- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
