F1/ Në Majami, paradë e kuqe…

Paradë e gjitha e kuqe në atë që mund të konsiderohet si ‘pole position’ i 12-të i gjithi ferrarist.

Skuderia di Maranelo me monegaskun si pilot të parë në vijën e parë të nisjes do mund të gjejë edhe spanjollin Sainz i cili ndoshta ka shansin e fundit për t’u rikthyer në garën për titull.

Kështu, sot në Majami (SHBA), Ferrari (F1-75) me Sharls Leklerk dhe Karlos Sainz do të startojnë me dy vendet e para. E gjitha pas provave zyrtare që u zhvilluan në cirkuitin amerikan.

Ndërkaq Maks Verstapen me Red Bull pas një gabimi në fund, u kualifikua në vendin e tretë. Edhe shoku i skuadrës Serxhio Perez në krah, niset si i 4-ët.

Kampionati kryesohet nga Lekrerk me 86 pikë, Verstapen i dyti me 59. Gara e 5 sezonale starton sot në orën 21:30/Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!