Uzuni vjen goli i parë në La Liga

Ndeshje jetike për të dyja skuadrat në përbërje të të cilave bëjnë pjesë Myrto Uzuni për Granadën dhe Vedat Muriqi për Majorkën.

Në duelin e luajtur në fushën e Majorkës golat e shumtë kanë dhuruar emocione të shumta.

Fillimisht Muriqi jep asistin e golit të barazimit për Salva Seviljen (28′) ndërsa në të 78′-ën Myrto Uzuni i hedhur si zëvendësues, arriti të shënojë një supergol duke dërguar shifrat për Granadën në 2-5.

Ky ishte goli i parë i beratasit në la Liga por i dyti në tokën iberike pas atij të realizuar me Shqipërinë në miqësoren me Spanjën në Barcelonë.

Ndeshja Majorka- Granada përfundoi 2-6./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!