Tirana kampione e re e Shqiperisë
Abissnet Superiore java e 33-të: Partizani-Tirana 1-2 (Skuka 20’ / Seferi 27’, Totre 47’ )
Me fitoren e sotme ndaj Partizanit me shifrat 1-2, Tirana kurorëzohet për herë te 26 kampione e Shqiperisë në Abissnet Superiore.
Dhe sikundër në edicionin 2018- 2019 teksa në ‘Selman Stëmasi’ ndërsa Partizani e mundte Tiranën 2-1 dhe shpallej kampione edhe sot u përsërit histora. Madje koinçidenca jo vetëm në shifra 2-1 por dhe në javë teksa si asokohe dhe sot u luajt e 33-ta.
Sot starti i gjithi i të kuqëve të cilët shtyjnë dhe krijojnë mundësi te porta e Vesar Bekajt. Për të ardhur te minuta e 20-të me atë gol magjik të Xhuliano Skukës.
Dibrani shërbehet nga Zhunior ndërsa me shpinë nga porta dhe me një roveshatë blistike për notën 10-të nga afro 10 metra larg portës depoziton në rrjetë 1-0.
Tirana e kapur ‘gafil”, nis të reagojë dhe në një moment ‘zgjimi’ protagonizmi kalon te dyshja Florian Përgjoni- Taulat Seferi. Mbrojësi harkon saktë nga e majta dhe në shtyllën e parë sulmuesi ndeshet me përgjumjen e mbrojtjes dhe portieri Hoxha për të barazuar në 1-1.
E dyta nis furishëm. Ndërsa në tribuna vijon “loja e tifozerive”, Enur Totre për bardheblutë nxjerr nga repertori i tij një goditje spektakolare nga jashtë zone duke e dërguar sferën në këndin e largët të porteirit të kuq për 1-2.
Insistimi i Partizanit konkret ndërsa pas zhvillimëve te zona e Tiranës gjyqtari Hamiti dha një penallti. Bëhëj fjalë për një superaksion individual të Skukës nga djathta në të 52′. Pasi la prapa Behiratëe, kapiteni Hoxhallari duket sikur e pengon por VAR-i me Jorgjin ‘shef’, anulon.
Në fund invadim festiv në fushë me tifozerinë e skuadrës kampione të Shqipërisë, në fushë. TIrana kampione e re e Shqipërisë në edicion e 83 të saj./Sportiim.al/