Derbi në Elbasan, Partizani-Tirana e fundit sezonale


Në ‘Air Albania Stadium’ do të ishte tjetër histori. Në aspektin e mbështetjes në shkallë por derbi 166-të Partizai- Tirana, pritet të gëlojë fort edhe disa kilomatra larg kryeqytetit.

Përgatiti: Erga Kenga

Dy skuadrat e mëdha shqiptare do të përballën sot në 18:45 në ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit në sfidën e tyre të fundit sezonale e cila përkon me javën e 33-të Abissnet Superiore.

Dy herë ka fituar skuadra e Shehit (1-0 dhe 2-1) ndërsa vetëm sfida e fundit e fazës së tretë (5 mars) u ndal te barazimi pa gola 0-0.

Por sot gjithçka nis nga e para. E ka treguar vetë derbi më i madh shqiptar i cili kurrë nuk është diktuar nga renditja apo statistikat e së shkuarës.

Në këtë ndeshje e cila pritet të ndiqet nga shumë mbështetës të të dyja klubeve, objektivët janë të qartë:

Partizani për të rrugëtuar drejt biletës së Conference League ndërsa Tirana me statusin e skuadrës udhëtuese për të realizuar zyrtarisht titullin si kampion i edicionit 2021-22.

Ndërkohë të dy teknikët në vigjilje të kësaj sfide thanë dje se Partizani- Tirana nuk njeh favoritë. Nuk mungoi “provokimi” në distancë i Dritan Mehmetit teksa mes të tjevae tha: “Tirana ka ndeshje të tjera për të zyrtarizuar titullin“. Nga ana e tij Shehi i pakninës bardheblu u mjaftua me frazën thelbësore: “Duhet qetësi e maturi”.

Te kampi i kuq formacioni duket më i plotë se kurrë. Rikthimi i mesfushorit 22 vjeçar Masanga Matondo vendimtar për planet e stafit teknik. Te Tirana është ndryshe. Devid De Silva dhe Ngo figurojnë të dëmtuar, teksa Xhixha dhe Najdovski, të pezulluar nga kartonët, janë mungesat e mëdha të trajnerit Orges Shehi.

Ndeshja gjykohet nga Eldorjan Hamiti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!