Pep Guardiola pranë akordit të ri

Dje zgjati kontratën me Liverpuli Klop (2026), sot raportohet se Pep do bëjë të njëjtën gjë me Sitin.

Mediat italiane referuar atyre angleze raportuan sot se Pep Guardiola do të vazhdojë me Mançester Sitin deri në vitin 2025.

Sipas ‘Sportmediaset’ referuar britanikes ‘The Sun’, shkruan se ka të ngjarë që marrëveshja e re të përfshijë edhe një opsion për një vit tjetër.

Zgjatja e kontratës për spanjollin e shkollës ‘tiki-taka’ pritet të vijë në javët në vijim. Ndërkaq vetë Guardiola është shprehur i kënaqur me lojtarët e rinj të Sitit.

Ai beson se afrimi i Erling Haland nga Borusia Dortmund do ti shtojë forcën në sulm skuadrës qytetare të Mançesterit.

Kjo do të thotë se “dueli” Guariola- Klop, do të vijojë edhe për një mandat “4 vjeçar” në kampionatin më spektakloar në planet./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!