Everton thyen Çelsin, Milan e Inter ruajnë distancën

Premier League, Everton në përpjekje për ti ikur fundit, arrin një fitore madhështore ndaj Çelsit 1-0. Fiton dhe Totenhem 3-1 ndaj Lester teksa derbi i Londrës Uest Hem- Arsenal i shkoi ‘Topçinjëve’ të Granit Xhakës në shifrat 1-2

Milan dhe Inter ruajnë distancën në renditjen e Seria A. Dy skuadrat milaneze teksa udhëheqin në kampionatin italian, fituan respektivisht ndaj Fiorentinës 1-0 dhe Udinezes 1-2.

Ndërkaq më herët Juve mundi 2-1 Venecian ndërsa Torino doli me tri pikë në takimin me Empolin në transfertë. Po për javën e 35-të, në mbrëmje Roma- Bolonja 0-0.

La Liga luajti tri takime. Kështu Elce -Osasuna dhe Granada- Selta përfunduan me të njëjtin rezultat 1-1. Por dhe pak më vonë Vajekano-Sociedad 1-1 ndërsa Barcelona- Majroka 2-1 (luajtur në 21:00)

Mjaft interesat derbi i Gllasgout i konsideruar si ndër më të mëdhenjtë në ishull. Selltik- Rejnxhers në fazën e play-off për titull u ndal 1-1. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!