Tirana rikthehet në shtëpi, finale në Korçë e Elbasan

Vllaznia- Partizani dhe Kukësi-Laçi dy sfidat hapëse të javës së 30-të luajtur të shtunën ia lënë radhën tri takimëve të tjera në program sot në orën 16:45.

Tirana- Kastrioti, dy skuadrat e momentit në ‘Selman Stërmasi’. Rikthimi pas 6 muajve në strehëzën e tyre, pritet t’i bëjë bardheblutë më kërkues për të sinkronizuar fitoren e radhës. Edhe pse tri pikët ende nuk do mund ta zyrtarizojnë si fituese të titullit të 26-të. Praktikisht i tyre…

Në Korçë, Skënderbeu-Egnatia për të dhënë përgjigjen përfundimtare rreth fatit të ekipit që drejtohet nga Skënder Gega. Fitorja dhuron pakëz shpresë për qëndrim, çdo rezultat tjetër konvertohet me largim nga elita.

Finale edhe në ‘Elbasan Arena’ ndërmjet Dinamos dhe Teutës. Skuadra blu e Vanolit ecën në “shi” prej 5 javëve ndërsa vetëm tri pikë sot i japin shpresë besimi për të evituar para kohe largimin nga Superiorja.

Nga ana tjetër, Teuta po rrokulliset si pa kuptuar te zona play out. Arapi me të tijtë, nuk e kapërdijnë dot situatën…

Java e 30-të Abissnet Superiore:

16:45

Tirana- Kastrioti (‘Selman Stërmasi’)

Skënderbeu- Egnatia (Korçë)

Dinamo- Teuta (‘Elbasan Arena’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!