Kukësi nuk kalon, Laçi e ndal në festë
Bardhezinjtë bëjnë lëmsh zonën europiane dhe shtyjnë festën e Tiranës. Refik Halili ndjek në ‘Kukës Arena’ sfidën e mbrëmjes.
Kukësi-Laçi, luajtur sot në një ambient fantastik të ditës së parë zyrtare me mbishkrimin ‘Kukës Arena’ i la skuadrat në të njëjtat pozicione. Për javën e 30-të, dy skuadrat e vendit të dytë dhe të tretë barazuan pa gola në një duel të luajtur në nivel mbimesatar.
Fillimisht Kukësi nisi me vrull ndërsa i përkrahur nga 6 200 të pranishëm vendosi disa herë në vështirësi mbrojtjen dhe portierin Dajsinani. Më pas kurbinasit dalin nga ‘strofka dhe nisin të luajnë me ritmin e zakonshëm duke kërkuar supermacinë dhe tentuar golin.
Pikasin rastet e Taipit dhe ai i Serxhio Ujkës…
Pas pjesës së parë, e dyta nis me disa sulme të njëpasnjëshme të bardhezinjëve të cilët arrijnë të afrohen ndjeshëm me golin. Deliu, Guindo, Spahiu dhe në fund Adeleke Akiniemi shfaqen rrezikshëm.Kukësi i pafat me dëmtimin e Puntus pak minuta para fundit teksa moldavi vendosi keq këmbën në tokë.
Gjithsesi verilindorët mund të merrnin tri pikë në fund ndërsa Bahtiri nuk arriti të ndyshojë kah sferës së prekur lehtë nga porteri Dajsinani.