Flamurtari ngjitet një ‘kat’, vjen Kategoria e Parë

Sukses i skuadrës së Dritan Resulit, skuadra e famshme shqiptare përmbush objektivin sezonal, ngjitjen një Kategori.
Flamurtari ngjitet në Kategorinë e Parë pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Dytë. Vlonjatët kanë fituar bindshëm sot ndaj AF Luftëtarit të Gjirokastrës në shifrat 4-1.
Autortët e golave për dy skuadrat e “humbura nga harta elitare futbollistike”, ishin Olivera, Bici, Çelhaka e Diamanti për kuqezinjtë dhe Boni me penallti për bluzinjtë e ‘rinovuar’.
Kështu pas 20 javëve në Grupin e Jugut ndërsa duhen dhe dy takime nga epilogu, Flamurtari i Vlorës rikthehet në Kategori të Parë./Sportiim.al/