Tiranën dhe Kastriotin askush nuk i…ndal
Tirana titulli i 26-të i ‘garantuar’, Kastrioti në zonë të gjelbër.
Kastrioti i Krujës shkëlqen sërish. Skuadra me Emiljano Çelën në timon arrin të thyejë edhe Kukësin duke bërë që gara për europën të bëhët mjaft intriguese.
Gjashtë fitore dhe 1 barazim në 7 javët e fundit e kthejnë ekipin e Kastriotit një nga ekipet që përfundimisht ka bërë të ‘gjelbër’ qëndrimin.
Në Kamëz ndeshja ndahet me një gol të Bedri Grecës i cili në një pozicion ballor, ndëshkon portierin Xhika të Kukësit.
Në Rrogozhinë, Tirana bën kampionen dhe për tu shfaqur e tillë në fushë mendojnë kampionë si Xhixha, Hoxhallari e Najdovski.
Laçiani i bardhebluve shënoi në portën e Pujës pas 24 sekondave lojë ndërsa kapiteni me supergolin në të 53′ jep siguri fitores. Tirana me Najdovskin në të 73′ shënon dhe të tretin. Pikët i japin “goditjen” e madhe titullit të 26 kampion të Shqipërisë. /Sportiim.al/
Për Egnatian kjo humbje nuk duhet kaluar paq pasi kalendari nuk favorizon. Java mbyllet nesër me tri takime të tjera.
Superiore, java e 29:
Kastrioti-Kukësi 1-0
Egnatia- Tirana 0-3