Laçi finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë

Laçi-Teuta 1-1(Akiniemi 44’/ Hebaj 16′). Rezultati i përgjithshëm 3-2

Me rezultatin e përgjithshëm 3-2, Laçi i Kurbinit, kalon Teutën e Durrësit në gjysmëfinale të Kupës së 70-të të Shqipërisë.

Pas shifrave 1-2 në takimin e parë sot në Laç, vendasit teksa prej një jave drejtohen nga Shpëtim Duro, i’a dolën me vështirësi të siguronin biletën për në finalen e madhe të 31 majit 2022. E pesta në histori për kurbinasit.

Të dy teknikët kishin në dispozicion formacionet më të mira të mundshme . Sidomos Arapi teksa me skuadrën ‘Tip’ arriti të hapë llogaritë e kualifikimit kur në të 16′-ën Velkoski gabon për Laçin me Rubin Hebajin që depoziton në rrjetë.

Ndërkaq, pas pak minutave, bardhezinjtë duket se dalin nga kaosishkaktuar nga goli i pësuar dhe nisin sulme të vazhdueshme në drejtim të portës durrsake. Janë me radhë sulmuesit Adeleke dhe Guindo por dhe Ziko e Serxhio Ujka të cilët kërcënojnë disa herë Qirkon.

Në minutën e 44′, vjen perla e Akiniemit duke barazuar shifrat në 1-1. Aksioni i nisur nga e djathta përfundon te sulmuesi nigerian i cili me një lëvzije me trup, eviton tre mbrojtës dhe godet te këndi i poshtëm në të majtë të Qirkos.

E dyta nis aty ku u la me kurbinasit që vendosin në presion për afro 10-15 minuta rivalin duke kërkuar me insistim golin e fitores. Në të 47′ dhe 49′ dy mundësi ideale për skuadrën e Duros.

Ujka me gjuatjen e fortë nga jashtë zone por dhe goditja nga afër e Guindos neutralizohen nga Pano Qirko. Në fund Teuta insiston për të gjetur golin e ‘shtesës’. Pas 5 minutave shtesë, Kreshnik Cjapi vërshellen tri herë duke çertefikuar finalisten e parë të Kupës së Shqipërisë-Laçin.
/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!