Xhoshua- Osyk, ‘çek të bardhë’ për revanshin

Kampioni i botës në boks për peshat e rënda Oleksandr Osyk e mundi djalin nga Uatfordi shtatorin e kaluar (3-0 me pikë). Brezat e WBA, IBF dhe WBO shkuan për 35 vjeçarin ukrainas. Revanshi në derë.

Pas dyshimeve të mëdha, gjithçka duket se po shkon drejt revanshit mes Entoni Xhoshua dhe Oleksandr Usyk e cila pritet të fiksohet në fund të prillit

Pasi u nis për në Ukrainë për t’u bashkuar me forcat e mbrojtjes, Oleksandr Usyk më në fund u kthye prapa. Me marrëveshjen e autoriteteve ukrainase, ai arriti të rifillonte stërvitjen për një sfidëtë dytë kundër Entoni Xhoshua.

Brezat WBC, WBO dhe IBF do të jenë në dispozicion dhe disa detaje kanë filluar të zbulohen rreth ndeshjes.

Në Angli, shprehen tësigurt se Arabia Saudite ka ofruar një çek të bardhë për të organizuar këtë supersfidë, e dyta pas asaj mes Xhoshua dhe Andi Ruiz Jr në 2019.

Për datën u përmend fillimi i verës 2022, por disa faktorë rrethanorë i vonuan situatat e axhendës zyrtare. Kështu, sipas informacioneve të talkSPORT, Entoni Xhoshua dhe Oleksandr Usyk duhet të takohen më 23 korrik, pa u specifikuar ndonjë vend. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!