Çelsi-Real dhe Vijareal- Bajern nxehin mbrëmjen e CHL
Çelsi- Real Madrid dhe Vijareal- Bajern Mynih janë dy sfidat e mbrëmjës së sotme për turin çerekfinal të Ligës së Kampionëve.
Pas dy ndeshjeve të djeshme teksa Liverpul mundi Benfikën në Lisbonë(1-3) dhe Mançester Siti kaloi me një gol të De Bryne Atletikon e Madridit, përballjet e vajtjes sot, duket se nuk kanë një marsh favoriti.
Në Londër, me problemet e shumta që po kalon Çelsi, Reali duket disi më i qetë në misionin e kompeticionit ku ka ditur të jetë i pakonkurueshëm (13 trofe të CHL).
Ndërkaq në Stamford Bridge, madrilenët udhëtojnë pasi kaluan me rezultatin e përgjithshëm 3-2 PSG-në. Çelsi i Tuhel, gjeti këtë tur ndërsa eleminoi francezët e Lilë (4-1 në dy takime).
Kjo supersfidë do të gjykohet nga Klemet Turpë nga Franca.
Në Spanjë, Vijareal- Bajern aty ku do vendosë drejtësi gjyqtari anglez Entoni Tejlor, bavarezët e Nagelsman në letër dukshëm favoritë por ekipet spanjolle gjithjnë kanë ditur të surprizojnë. Trajneri Unai Emeri një ‘usta i regjur” në Kupat që organizon UEFA.
Ndërkaq, ‘nëndetësja e verdhë’ eleminoi Juven. Nga ana tjetër, Bajerni mbetet Bajern. Në turin e kaluar kaloi pa asnjë problem austriakët e Salsburg. Pas barazimit në të vajtjes, regjistruan goleadën 7-1./Sportiim.al/
21:00, të vajtjes:
Çelsi- Real Madrid
Vijareal-Bajern Mynih