Benzema përhumb ‘Çelsin’, Vijareal i tregon ‘derën’ Bajernit
Reali me një këmbë në gjysmëfinale falë ‘top 40’ Benzema, Bajerni sheh makthe në Spanjë.
Çelsi- Real Madrid 1-3 dhe Vijareal- Bajern Mynih 1-0 ishin dy sfidat e mbrëmjës së sotme për turin çerekfinal të Ligës së Kampionëve.
Pas dy ndeshjeve të djeshme teksa Liverpul mundi Benfikën në Lisbonë(1-3) dhe Mançester Siti kaloi me një gol të De Bryne Atletikon e Madridit, përballjet e vajtjes sot, dhanë të njëjtën fizionomi fitesish.
Nëse dje triumfuan dy anglezetdukshëm favorite, e kundërta ngjau sot me dy spanjollet. Reali në fakt, shihej favorit dhe me një Benzema spektakolar, autor i tre golave, galaktikët hodhën ‘tuç’ Çelsin në Londër.
Por surpriza erdhi nga Vijareali i cili me një gol të minutës së 8-të shënuar nga Danjuma, mundi gjigandët e Bajernit të Mynihut 1-0. Takimet e kthimit pas një jave.
Champions, çerekfinale, të vajtjes:
Vijareal- Bajern Mynih 1-0
Çelsi- Real Madrid 1-3
/Sportiim.al/