Racizmi, Atalanta masa ndaj tifozëve të saj

Klubi i Atalantës ka reaguar ashpër ndaj tifozëve të saj lidhur me një incident me bazë racizmin përgjatë Atalanta- Napoli 1-3 luajtur të dielën për llogari të Seria A.

Thirrje raciste të dëgjuara dhe me epiqendër mbrojtësin senegalez të Napolit, Koulibaly-n. Dje klubi bergamask njoftoi se pret të shohë aksionin e policisë për të idnetifikuar autorët e më pas të marrë masa si klub.

Ndërkaq edhe kryebashkiaku i Bergamos, sipas Tuttosport, i kërkoi falje publike Napolit dhe lojtarit senegalez. Në rrjete sociale shkroi në emër të të gjithë “tifozëve të vërtetë të Atalantës” duke dënuar aktin e tifozëve të papërgjegjëshëm. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!