Champions/ Nisin çerekfinalet, Siti e Liverpul në fushë

Mbrëmjen e sotme në 21:00, dy takimet e vajtjes në Ligën e Kampionëve , turi çerekfinal.

Atletiko Madrid udhëton sot në Eihad për t’u përballur me Mançester Sitin e Pep Guardiolës në një ndeshje çerekfinale të UEFA Champions League.

Siti vjen në këtë ndeshje të së vajtjes pasi kaloi Sporting Lisbonë 5-0 dhe 0-0 Ata janë të pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet me 5 fitore dhe 2 barazime.

Atletiko fitoi ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur në dy takime Mançester Junatid 2-1 në raundin për 1/8-at. Pasi barazuan 1-1 në ndeshjen e parë në shtëpi, ata dolën fitues 0-1 në ndeshjen e kthimit.

Në tetë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet kanë arritur 7 fitore dhe 1 barazim.

Ndërkaq Benfika- Liverpul për takimin e parë çerekfinal të UEFA Champions League në ‘Estádio do Sport Lisboa’ të benfikës ose siç quhet ndyrshe ‘da Luz’.
Benfika vjen në këtë ndeshje me Reds pasi kaloi Ajaksin e Amsterdami në dy takime me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Sakaq Liverpul pas katër fitoreve radhazindërsa ka hapur çështjën titull në Premier league e sheh vetën në këtë ndeshje me shqiponjat e Benfikës më të karikuar se kurrë. Anglezët e Jurgen Klop kaluan më herët Interin 0-0 dhe 2-1.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!