Ideja e ECA/ Liga e Kampionëve në bazë të…koeficentit

Në të ardhmen e afërt, kualifikimi i skuadrave në Champions League mund të arrihet me koeficent ‘Ranking” UEFA dhe jo duke e merituar në fushë.

Ideja e re e ECA (Shoqata Europiane e Klubeve): Kualifikimi në Champions League me renditje të skuadrave në 5 edicionet e fundit dhe jo me rezultate të arritura në fushë.

Sipas raportimeve të “The Guardian”, ideja tashmë është diskutuar në grupin e punës të Komitetit të Garave të Klubeve, i cili sheh anëtarët e lartë të ECA-s që punojnë për reformat e konkurrencës me UEFA-n.

Një asamble e përgjithshme është planifikuar për këtë javë në Vjenë dhe po sipas Gaurdian, ka shumë të ngjarë që kjo temë të hidhet për diskutim.

Në bazë të renditjes aktuale, nëse kjo ide realizohet, dy skuadrat e kualifikuara do të ishin Roma dhe Mançester Junajtid (pavarësisht pozicionit në renditje).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!