Florian Marku shëmb Xhenkins, mban gjerdanin e kampionit

Boksieri shqiptar Florian Marku mbrojti në ring (Njukasëll, Angli) titullin kampion bote në IBF. I mbështetur nga shumë simpatizantë ndërsa mbanin flamurin kuqezi në duar, boksieri lushnjar e rrëzoi sfidantin Kris Xhenkins që në raundin e 4-ët.
Në këtë raund, Marku u shfaq i papërmbajtëshm duke goditur në mjekrën e kundërshtarit me një breshëri të pa fundme. Situata e rënduar e Xhenkins e detyroi gjyqtarin të ndalë ndeshjen duke i dhënë fitoren me KO Florian Markut.
Pak muaj më parë Marku kishte fituar ndeshjen e 10 të tij si profesionist duke merituar brezin e artë ndërsa sot në “Fight Night”,arriti të shkoje te triumfi i 11-të.
Kështu shqiptari mbron titullin kampion bote në peshat e lehta duke bërë krenar të gjithë shqiptarët anembanë botës.
