Burreli pret Erzenin, gara për kreun vijon

Kategoria e Parë është futur prej javësh në ‘ethe’. Fakti që disa klube e kanë mësuar me vonesë se si funksionon formula e këtij edicioni, ka zgjuar jo pak orekse të reja te ekipe që janë poshtë zonës ‘A’.

Kështu nëse Bylis dhe Erzeni ndjejnë vetëm presionin e Korabit në duelin për dy biletat e Superiores, të tjerat deri te vendi i 6-të kanë shanse (minimale) për të tentuar vendin e tretë.

Sot përballja kryesore e javës së 25-të, i përket ‘Liri Ballabani’-t në Burreli- Erzeni.

Nëse skuadra shijakase e drejtuar nga nevil dede stonon dhe hipotetikisht Korabi i Artan Mërgjyshit merr tri pikë ndaj Lushnjës në Peshkopi, me shumë gjasë, në 5 javët pasuese, do të kemi një duel të ndezur deri në fund.

Ndërkaq betejë e ashpër sportive në fund. Aty ku formati ka bërë ‘lëmsh’ ekipe të mëdha e të vogla.Njëri prej tyre, Pogradeci, ka një sfidë thuajse vendimtare sot me Vorën./Sportiim.al/

Programi për sot dhe nesër:

Kategoria e Parë, java e 25-të:

ora 15:00

Turbina-Apolonia

Bylis-Shkumbini

Besëlidhja- Maliqi

Butrinti- Tomori

Korabi- Lushnja

Pogradeci- Vora

Burreli-Erzeni

Të dielën:

15.00 Besa-Tërbuni (Luz i Vogël)

Klasifikimi pas javës së 24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!