Protesta/ Trieb topa të shfyrë para FIFA-s
Artisti gjerman Volker-Johannes Trieb shkarkoi qindra topa plot me rërë në shenjë proteste përpara selisë së FIFA-s në Zyrih.
Kupa e Botës në Katar, teksa nis në 21 nëntor, është shoqëruar sërish me protesta.
Këtë radhë ajo ka patur diçka speciale ndërsa veç atyre që kanë organizuar më parë, lidhur me vuajtjet e punonjësëve që ndërtuan stadiumet e Katarit, sot një artist gjerman mori vemendje me gjetjen speciale.
Pikërisht në ditën e shortit për grupet e Kupës së Botës, të planifikuar në Qendrën e Ekspozitave dhe Konventave të Dohas në orën 18:00 me orën shqiptare, artisti gjerman Volker-Johannes Trieb shkarkoi qindra topa plot me rërë në shenjë proteste përpara selisë së FIFA-s në Zyrih.