Kupa e Botës, formati dhe të kualifikuarat

Kupa e Botës ‘Katar 2022’ futet në ethe të nxehta. Nesër 1 prill në Doha, shorti i fazës në Grupe. FIFA dhe të gjithë të ftuarit me protagonizmin e tyre për t’i dhënë udhë turneut më të madh në planet. Datat janë po ato 21 nëntor deri në 18 dhjetor 2022. Në Katar.

Ndërkaq për herë të parë në historinë e saj, Kupa e Botës ‘Katar 2022’ do të ketë në fazën finale 32 skuadra, të cilat do të rriten në 48 duke filluar nga edicioni i vitit 2026.

Me përfundimin e kualifikueseve dhe në pritje të play-off-it, që do të do të luajë në pranverë, fotografia e pjesëmarrësve në Botërorin e ardhshëm fillon të konturohet ndjeshëm.

Kualifikimi në Kupën e Botës në Katar 2022 sipas Konfederatave.

Këto janë vendet për Kupën e Botës 2022 bazuar në Konfederata dhe kontinente. Numri mund të ndryshojë në bazë të rezultatit të play-off-it ndërkontinental.

Europë (UEFA): 13 ekipe
Azi (AFC): 5 ose 6 ekipe (përfshirë Katarin);
Afrikë (CAF): 5 ekipe;
Amerika e Jugut (CONMEBOL): 4 ose 5 ekipe;
Amerika Veriore-Qendrore (CONCACAF): 3 ose 4 ekipe;
Oqeani (OFC): 0 ose 1 ekip.

Kombëtaret e kualifikuara në Kupën së Botës ‘Katar 2022’ (29 total)
Katari (vendi organizator)
Gjermani
Danimarkë
Brazil
Belgjikë
Francë
Kroaci
Spanjë
Serbi
Angli
Zvicër
Holandë
Argjentinë
Iran
Kore e Jugut
Japoni
Arabia Saudite
Ekuador
Uruguai
Kanada
Ganë
Senegal
Portugali
Poloni
Marok
Tunizi
Kamerun
Meksikë
ShBA
Për t’u përcaktuar: një midis Skocisë, Uellsit dhe Ukrainës
Për t’u përcaktuar: një ndërmjet Perusë, Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Për t’u përcaktuar: një ndërmjet Zelandës së Re dhe Kosta Rikës. /Sportiim.al/

1 thought on “Kupa e Botës, formati dhe të kualifikuarat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!