FIFA/ Vazot, nesër shorti i ‘Katar 2022’
Sot në Doha të Katarit, Kongresi i 72-të i FIFA-s ndërsa nesër 1 prill do të përzihen goglat teksa ceremonia zyrtare e shorteut të eventit më të madh futbollistik në planet Kupa e Botës, do të nisë në 18:00.
Sipas organizatorëve të FIFA-s Kombëtaret janë ndarë në VAZO brenda të cilave figurojnë nga 8 ekipe.
Në fund do zbardhen 8 grupe me nga 4 përfaqësuese.
Vendosja në VAZO sipas FIFA-s.
VAZO 1: Katar, Brazil, Belgjikë, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali,
VAZO 2: Danimarkë, Holandë, Gjermani, Meksikë, ShBA, Zvicër, Kroaci, Uruguai
VAZO 3: Senegal, Iran, Japoni, Marok, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Tunizi
VAZO 4: (Australi/UAE/Peru), (Zelanda e Re/Kosta Rika), (Ukrainë/Skoci/Uells), Arabia Saudite, Ekuadori, Gana, Kameruni, Kanadaja
Sikurse shihet, 29 ekipe e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve dhe në qershor do të përcaktohen edhe tre ekipe e tjera.
Fituesi i Ukrainë-Skoci do të përballet me Uellsin, për të përcaktuar skuadrën tjetër europian në “Katar 2022”.
Gjithashtu do të zhvillohen edhe “play-off”-et ndërkontinentale, Zelandë e Re-Kosta Rika,por dhe fituesi i Australi-UAE do të ndeshet me Perunë për një vend në ‘Katar 2022’