Racizëm dhe lazër ndaj Salah, Egjipti akuzon

Zhgënjimi pas eleminimit nga Senegali dje, për një biletë në Kupën e Botës, e ka futur Egjiptin në dëshpërim të madh. Faraonët u mundën në play-off-in ashtu sikundër ndodhi më 6 shkurt në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës me penallti.

Por këtë radhë pala egjiptiane, federata e saj duket se ka mbetur totalisht e keqardhur nga ajo që u stis para-gjatë dhe pas kësaj sfide afrikane.

Mësohet se Federata Egjiptiane e Futbollit ka bërë një ankesë zyrtare kundër senegalezit në CAF dhe FIFA. Ajo sqaron:

“Kemi bërë një ankesë me kreun e shërbimit të sigurisë, CAF dhe FIFA. Përveç episodeve raciste dhe parulla fyese kundër Momo Salah në veçanti (të shqetësuara edhe nga lazerët), pati hedhje objektesh gjatë nxehmjes dhe një sulm ndaj autobusit të ekipit, me xhama të thyer dhe dëmtime të tjera evidente”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!