Çmenduri angleze, nga 2-5 në 6-5

Aktori i Hollywood-it, Ryan Reynolds ka pak më shumë se një vit që ka në pronësi klubin Wrexham (Uells). Në pak kohë ai mund të ketë përjetuar lojën më të çmendur në mandatin e tij ndërsa skuadra nga 2-5 në të 63′-ën, përmbysi në 6-5.

Ryan Reynolds, pronar i Wrexham ka pak më shumë se një vit si pronar i klubit, por ai mund të ketë përjetuar që tani ndeshjen më të çmendur të mandatit të tij.

Klubi uellsian, i cili aktualisht luan në Ligën e 4 angleze, u përfshi në një fitore emocionuese 6-5 ndaj Dover të shtunën.

Uellsianët po humbisnin 2-5 në shtëpi ndaj skuadrës së fundit të divizionit të 4-rt, Dover. Gjithësesi çmenduria ndodhi ndërsa golat e minutës 91′ dhe 98′ i siguruan Reynolds dhe ekipit të tij të tre pikët.

Pas ndeshjes, ylli i Hollywood-it pranoi se rezultati i mori ‘nëntë vite’ nga jeta e tij. Ky është futbolli për ju!

Ai shkroi në Twitter: Sapo humba 9 vite jetë. Unë jam në rregull me këtë dhe i kërkoj falje familjes time.”

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!