Everton fiton në fund, një tifoz “bën golin” e rrallë

sportiim2

Ndonëse vemendjen kryesore të mbrëmjes e mori Europa League dhe Conference League teksa u përcaktuan skuadrat çerekfinaliste, në Premier League të Anglisë u zhvillua dueli Everton-Njukasëll (1-0).

Skuadra vendase e trajnerit Frenki Lampard vuajti përgjatë gjithë kohës ndaj qymyrxhinjëve të pronarëve arabë por në fund edhe pse me një lojtar më pak, arriti të fitojë e të marrë tri pikë.

Por tej shifrave teknikë të cilat ndihmuan Evertonin t’i largohet disi fundit, në pjesën e dytë një episod sa i çuditëshëm por dhe i paparë ndonjëherë u shfaq te porta e Evertonit.

Një tifoz kishte menduar të protestone për atë që kishte të shkruar në bluzë: “Ndaloni naftën’, duke u vetëlidhur te njëra nga shtyllat e portës duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

?>