Cikël i ri, Shqipëria në testin me Spanjën

Sot në “RCDE Stadium” të Espanjolit në Barcelonë, me fillim orën19:45, Shqipëria e Edi Rejës do të luajë testin miqësor me vendasit e Spanjës.

Për këtë test luksi me iberikët e Luis Enrikes, kuqezinjtë u përkushtuan disa ditë në rrethinat e Xhironës duke u impenjuar me seanca intensive.

Referuar axhendës kuqezi dhe asaj që kanë shtjelluar në konferencat e përditësuara të shtypit, Shqipëria do mund të jetë e gjitha e gatshme për t’u matur me gjigandët e futbollit në kontinent e botë.

Formacionet e mundëshme:

Spanja: Unai Simon; Azpilikueta,Pau Torres, Erik Garsia, Zhordi Alba, Pedri, Koke, Gavi,Sarabia, Ferran Torres, Morata. Tr. L Enrike.

Shqipëria: Strakosha; Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Bare, Gjasula, Laçi, Balliu, Armando Broja, Uzuni.Tr: E. Reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!