Luis Enrike para Shqipërisë konferenca…

Sot përfaqësuesja e Spanjës ka mbërritur në Barcelonë aty ku nesër do të përballet në miqësore me Shqipërinë.

Në program testi në orën 19:45 me spanjollët të cilët përmes trajnerit të tyre Luis Enrike zbardhin shumëçka nga synimet ndaj kuqezinjëve.

Ndërkaq në krah të teknikut edhe mbrojtësi i Barcelonës Zhordi Alba.

Konferenca e Enrikes në kohë reale…

“Jemi para Kupës së Botës që është një kompeticion shumë kompleks, por me personalitetin që kanë këta lojtarë ne do të garojmë dhe do t’i hapim punë secilit kundërshtar.

Do të jetë një festë në Katalonjë dhe shpresoj të jemi në lartësinë e duhur. 18 vite pa luajtur në Katalonjë është një kohë e gjatë. Të rinjtë? Unë bëj listën dhe nuk mendoj për moshën, mendoj se kemi një grup me lojtarë me eksperiencë dhe me ata të rinj”,ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!