FIFA zbardh skemën e re të Botërorit, në 1 prill shorti

FIFA ka shpallur procedurat për shortet e grupeve të Kupës së Botës 2022 që do të zhvillohen në Doha më 1 prill në orën 19:00 me orën lokale.

Një short në të cilin do të ketë edhe tre të panjohura për shkak të play-off-eve ndërkontinentale që do të zhvillohen në mes të qershorit midis skuadrave të federatave AFC, CONCACAF, CONMEBOL dhe OFC dhe ndeshjes së fundit kualifikuese të UEFA-s për shkak të shtyrjes për në qershor të play offs në të cilat u angazhua Ukraina:

Tifozët dhe ekipet do të zbulojnë rrugët e tyre drejt lavdisë së mundshme më 1 prill nga ora 19:00 (koha lokale), në Qendrën e Ekspozitave dhe Konventave në Doha, ku do të njihen 29 nga 32 pjesëmarrësit.

Nënndarjet:

VAZO 1: Katari si vendi organizator dhe kombëtaret që renditen në 7 vendet e para të klasifikimit të FIFA-s.

VAZO 2: Ekipet e kualifikuara që klasifikohen nga vendi i 8 deri në të 15

VAZO 3: Ekipet e kualifikuara që klasifikohen nga vendi i 16 deri në të 23

VAZO 4: Ekipet nga vendi 24 deri në 28 do të jenë në vazon 4, plus tre të tjerat që do të vendosen nga play-off-et ndërkombëtare.

Play-off-et ndërkontinentale do të luhen nga data 13 deri më 14 qershor në Katar, ku përfaqësuesja e AFC do të përballet me përfaqësuesen e CONMEBOL dhe përfaqësuesja e CONCACAF-it me përfaqësuesen e OFC-së, sipas shortit të datës 26 nëntor 2021.

Skuadrat e fundit për t’u kualifikuar në play-off të UEFA-s do të përcaktohet gjithashtu në dritaren ndërkombëtare maj-qershor, sipas vendimit të marrë më 8 mars nga Byroja e Komitetit Organizativ të FIFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!