Sot/ Kategoria e Parë e gjitha ‘mister’

Duele të paparashikuara ofron java e 24 e Kategorisë së Parë. Në këtë pikë të garës teksa mbetën dhe 7 javë nga epilogu, inferiorët për vetë objektivët e tyre duket se do ta kthejnë në betejë sportive këtë fund edicioni.

Natyrisht sot vemendja kryesore do të jetë në ‘Liri Ballabani’ dhe ‘Tofik Jashari’ aty ku çiftet Burreli- Korabi dhe Erzeni-Tomori luajnë shanset e tyre për kreun.

Jo pa interes duelet e tjera. Besa ka provën e forcës në Korçë me qëllim përfshirjen te grupi i skuadrave që tentojnë Superioren përmes fazës play off. Maliqi shpreson në tri pikë që do ta mbanin në korsinë e shpëtimit. Pavarësisht se te debutuesit mësohet se ka patur disa pezullime lojtarësh nga vetë klubi.

Ndërkaq Lushnja-Pogradeci, si gjithnjë mes tyre fshehin mistere të lojës së bukur. Të dyja skuadrat janë në kufirin e zonës së kuqe ndaj ky takim, konsiderohet vendimtar për kampet respektive.

Sakaq, derbi Apolonia- Bylis zhvillohet nesër në ‘Loni Papuçiu’ të Fierit

Kategoria e Parë; Java e 24-ët

Ora 14:00

Erzeni-Tomori

Tërbuni- Butrinti

Maliqi- Besa (në Korçë)

Shkumbini- Besëlidhja

Vora- Turbina (Internacional, Pezë)

Lushnja- Pogradeci

Burreli-Korabi

Të dielën

14:00

Apolonia- Bylis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!