Dinamo gjobit Lilajin

“Futboll Club Dinamo bën me dije se ka marrë masa administrative dhe financiare ndaj lojtarit Sabien Lilaj, për shkak të sjelljes së tij të pahijshme ndaj tifozëve në përfundim të ndeshjes me Kukësin.
Me porosi të veçantë të presidentit Adrian Bardhi, klubi ka shqyrtuar sjelljen aspak dinjitoze të lojtarit karshi tifozëve, duke e dënuar me forcë atë. Bëjmë me dije se askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e tifozëve. Klubi Dinamo ka marrë masa ndaj lojtarit dhe u kërkon publikisht ndjesë tifozëve dhe grupimit “Blue Boys”, të cilët janë energjia dhe lojtari i 12-të i skuadrës.
Lojtari Sabien Lilaj ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij dhe ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar ekipin në këtë situatë të vështirë”, thuhet në njoftim.
