Vllaznia largon trajnerin Brdariç

sportiim2

Tomas Brdariç, gjëndet fajtor për dështimet e fundit të Vllaznisë. Klubi e ka cilësuar përgjegjës të rezultateve të dobëta ndërsa përmes një komunikate ka njoftuar shkarkimin e tij.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori.

Me këtë rast, falënderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!

?>