Bajramaj gabime prej amatori, Laçi pritet…

Mediat në Itali e quajtën skandal mosakordimin e një penalltie për Torinon. Në Laç, Kreshnik Bajramaj luan me nervat e vendasëve në tri raste flagrante

Kreshnik Bajramaj gjyqtari i Laçi-Skënderbeu (0-0) për javën 25-të Abissnet Superiore ka gabuar në shumë raste përgjatë takimit duke rrezikuar ta kthente fushën kurbinase në arenë dhune.

Me VAR në dispozicion, gjyqtari i kolegjiumit të Tiranës, së paku në tre episode, dëmtoi rëndë ekipin vendas duke ndikuar drejtpësëdrejti në rezultat. Pa shënuar këtu dy prekje me dorë (sipas vendasëve) dhe një mbajtje të Turkajt thuajse mbi vijen e portës.

Në të 65′, Velkovski në duelin me sulmuesin e miqëve Mensah edhe pse ka topin në favor, goditet me brryl në qafë dhe më pas në rënje, shkakton faul ndaj rivalit. Bajramaj e ndëshkon mbrojtësin me karton të verdhë dhe pas kontestimëve të të dy palëve vendos ta shohë vetë në monitor.

Vendasit duke qënë të bindur ne faulin e parë të Mensah menduan se do të vinte drejtësia por më pas kanë parë nga dora e Bajramajt kartonin e kuq për mbrojtësin e Laçit.

Ndërkohë momenti i dytë mjaft i kontestuar nga vendasit ishte ndërhyrja brutale e portierit Rexhepi ndaj Zulfiut në të 89′-të (ilustruar me foto poshtë materialit). Në fakt nga pamjet duket se mesfushori sulmues i Laçit ka rrezikuar jo vetëm karrierën por dhe jetën. Bajramaj vijoji lojën.

Rasti i tretë vjen te anulimi i golit të Guindos në të 92-ën. Pasi u akordua goli dhe festa u shpërnda, Bajramaj vendos të shohë VAR-in e Koçit. Këtu sytë katër, Guindo jashtë loje.

Ndërkaq, zëra jo zyrtarë nga klubi thanë pas ndeshjes se klubi do të përgatisë një material lidhur me atë që trupa e gjyqtarëve bëri në fushë. Për në FSHF apo gjykatë…Sipas tyre rastet flagrante janë mbi 20 (njëzet). /Sportiim.al/

Prima Pagina Tuttosport 14/03/2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!