Njeriu i ditës, Skënder ‘beu’

Tri ditë më parë, trajneri i njohur Skënder Gega, veshi për herë të tretë në pak vite kostumin e trajnerit aktiv të një skuadre në Superiore.

Pasi shpalli kampion Partizanin në 2018-19-ën, ish- trajneri Kuqezi U21, provoi pak kohë drejtimin e Kukësit teksa me problemet shëndetësore vetjake (COVID-19) dhe disa problematikave që lidheshin me kontigjentin verilindor, nuk e lejuan të shprehej si duhet.

…me Skënderebun u bashkua në momentin më të vështirë sezonal. Për më tepër para një sfide delikate si ajo e luajtur sot me Laçin e vendit të dytë në Superiore.

Në fund, korçarët me Gegën debutues në pankinë, arritën të dilnin me një pikë (0-0) nga fusha e bardhezinjëve duke dhënë shenja të qarta se beteja për qëndrim sapo ka nisur.

Gjithësesi ajo që bëri përshtypje veç takitikës së Gegës me lojtarët në fushë ishte dhe momenti i zëvëndësimit të kapitenit Zguro. Një situatë artificiale e pazakontë komunikimi e lojtarit dhe një pjesë të tifozerisë vendase, pa trajnerin ta nxirrte menjëherë nga fusha.

Mesazhi i qartë. Futbollistët luajnë në fushë dhe se ai që merr vendime të tilla duke përzënë nga terreni një kapiten skuadre duhet të jetë një kampion. Sot ai ishte Skënder Gega.

Zguro i tensionuar? I kam thënë Zguros, që t’i nuk mund të jesh më i stresuar se Takaj. Bëj atë që ke mundësi. Secili nga ne ka një eksperiencë jo të mirë dhe mundohet të mos e investojë te lojtarët”, deklaroi pas takimit Gega. /Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!