Korabin e viziton Erzeni

Kategoria e Parë sot vjen me tri takime por vetëm njëri duket se vlen sa për gjithë javën. Bëhët fjalë për ndeshjen e Peshkopisë ndërmjet Korabit dhe Erzenit në porgram në orën 14:00.

Shijakasit janë në vendin e dytë me 51 pikë ndërsa vendasit e Mergjyshit ndjekin me 44. Kështu nëse Korabi merr tri pikë, diferenca ngushtohet dhe me 7 javë nga fundi, beteja për dy biletet e Superiores (kryeson Bylis me 54 pikë) merr vemendje mes tre ekipeve.

Sakaq në fushë Besa- Shkumbini dhe Butrinti- Maliqi. Në Luz, Besa me shpresë te ‘formula’ e re e play off-it ndërsa peqinasit për të kërkuar kthesën. Në Sarandë dueli vlen i gjithi për fundin e renditjes.

Java e 23, Kategoria e Parë

14:00

Korabi-Erzeni

Besa- Shkumbini (në Luz të Vogël)

Butrinti- Maliqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!