Kastrioti “Çel” mesin e tabelës, Teuta për ‘poshtë’
Abissnet Superiore java e 25: Teuta- Kastrioti 0-1 (Kaina 42′)
Teuta thyhet nga Kastrioti ndërsa në Shkodër një futbollist i klubit kuqeblu i huazuar te krutanët realizon golin e vetëm të takimit.
Por në grupin e Kastriotit edhe dy shkodranë të tjerë si Hasani e Karakaçi që po t’u shtosh Zogajn nga Lezha duket se kanë ndjerë “tokën e tyre” për të shkëlqyer.
Goli erdhi si pasojë e gabimit të disa mbrotësëve para portierit Qirko ndërsa Kaina me fat pati pamje të pastër për të depozituar në rrjetë kur luhej e 42′-ta. Fraksioni i dytë sërish nën kontrollin e formacionit të Emiljano Çelës.
Në fund tri pikë që e nxjerrin kastriotin nga zona e kuqe ndërsa për durrsakët sirenat e alarmit janë prezent. Skuadra kampione në fuqi, gjëndët në vorbullën e të rrezikuarave./Sportiim.al/