Reali konfirmon, ‘Mbretër’ të Europës

Champions: Real Madrid- PSG 3-1 (0-1)

Real Madrid jo më kot kishte vendosur një baner-pamje të stilisur gjigande në tribunat e Bernabeut ku shkruhej; ‘Jemi mbterërit e Europës’,

Organizatorët e morën përgjigjen nga futbollistët në fushë. Padyshim heronjtë ishin dy: Karim Benzema me tre gola të realizuar dhe Luka Modriç me sjellje në fushë si një Top i Artë aktual.

Ndaj PSG e nisi me presion por me kalimin e kohës Mbape nis të tregojë klasin e tij ndërsa në të 39′ kalon përpara ekipin francez.

Gjithësesi bileta e Ligës së Kampionëve, nuk mund të dorëzohej lehtë nga skuadra e Ançelotit. Jashtë për paraqitje të dobët të Karvajal dhe disa lëvizje të tjera takitike me obsion sulmin. E nakatos Donaruma me mbajtjene topit. Benzema e ndëshkon 1-1.

Por francezi me uniformën e bardhë nuk zbret nga “kali” pasi për Blancos shënon dhe dy gola të tjerë të shpejtë për një hat-trick përrallor (61′, 76′, 78′). Ndërkohë për lojen brilante të Modriç në këtë takim të jashtëzakonshëm le të shkruajnë “studiuesit”. Këtu, 37 vjeçari kroat…

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Siti barazoi 0-0 me Sporting dhe falë fitores së thellë në të vajtes 0-5 kaloi në çerekfinale.

Ndërkaq po sot u zhvilluan dhe dy takime të vajtjes në Europa League: Porto-Lion 0-1 dhe Betis- Frankfurt 1-2 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!