Korabi në “luftë” me dëborën para Pogradecit
Korabi-Pogradeci dhe Maliqi-Tomori janë dy takimet e mbetura të Kategorisë së Parë të javës së 22-të në program nesër.
Do të luhen sipas programit në Peshkopi dhe në Korçë mirpo rikthimi i reshjeve të dëborës, duket se ka sjellë një tjetër situatë të vështirë.
Në Peshkopi, aty ku dhe skuadra e Artan Mërgjyshit pret liqenorët e Abazajt, besojnë se pas zhvillimëve të javës, një biletë për në Superiore edicionin e ardhëshëm kur në lojë janë dhe 8 javë (9 për dibranët) është e arritëshme.
Korabi i plotë dhe nëse fiton ndaj Pogradecit e dërgon në -7 diferencen me dy të parat Bylis dhe Erzeni.
Megjithatë më parë duhet ndjekur situata me kushtet klimaterike pasi fusha orët e fundit është mbuluar totalisht nga dëbora. Në fakt menjëherë në terren personat përgjegjës me mjetet borëpastruese.
/Fatmir Zhuzhi-Sportiim.al/
(Kliko mbi link për të parë pastrimin e dëborës)