Derbi/ Kryeqyteti i gjithi në ‘Air Albania Stadium’
Në 19:45 derbi i madh i kryeqytetit Tirana- Partizani. Pritet një impiant i tejmbushur me kapacitet të plotë prej 22 500 vendesh.
…dhe vjen kryendeshja sezonale. Akti i tretë nga katër të parashikauar nga kampionati. Tirana-Partizani në derbin numër 165 mes tyre ku i ‘madh e vogël’ vihet në lëvizje. Për një biletë që të ul në ambientet e Arenës Kombëtare apo për një axhendë para ekranit ose me veshët ngrehur në nga njëra në tjetrën në Radio Tiranën saktësisht në frekuencen 99.5 MHz.
Në fakt, zhurma për këtë takim, i vetmi i kësaj fundjave në Abissnet Superiore për javën e 24-ët të edicionit të 83 të futbollistik, ka ditë që ka nisur. Meritë të padiskutueshme kanë vetë klubet me histori të madhe (respektivisht 25 dhe 16 herë kampionë të Shqipërisë) të cilët edhe këto javë të fundit me lojrat e bukura, atraktive dhe shifrave pozitivë, kanë ndjellë vemendje të shtuar.
Tirana me stofin e skuadrës më të titulluar në vend vjen si kryesuese absolute me 52 pikë të grumbulluara në 22 javë. Një kampionat që e dominon që prej fillimit. Ka gërshetuar përvojën me elemntet e shtuar në janar dhe me dyshen Seferi- Xhixha prej javësh u ka “kallur datën” rivalëve që ndjekin. Për klubin bardheblu e kryesisht për tifozerinë e saj, derbi i madh ndaj Partizanit vlen sa një titull…(!)
Në anën tjetër Partizani “i vjetër dhe i ri”. Thënë ndryshe, skuadra e kuqe kryeqytetas e këtij edicioni me dy panorama fizionomike. E vitit 2021 me shumë oshliacione. Befasuese dhe autoritare me ardhjen e Dritan Mehmetit në krye. Gjashtë takimet e fundit përfshirë edhe biletën e fituar ndaj Dinamos në Kupë, tregues të fortë se sot si udhëtues ndaj Tiranës, më të vendosur se kurrë. Hoxha, Kallaku, Skuka, Belica etj janë thirrur në kauzë…
