Korabi thyen Tomorin, qëndron i treti

Korabi-Tomori 1-0 (T. Marku 59′)

Korabi luajti sot ndeshjen e prapambetur të javës së 16-të dhe merr tri pikë ndaj Tomorit të Beratit.

Dueli i luajtur në kushte të mira atmosferike ka folur kryesisht për skuadrën e Artan Mërgjyshit e cila me futbollistë si Sefgjini, S. Mziu, Taulant Marku etj, ka shënuar golin me vlerë tri pikësh pikërisht në minutën e 59′-të ndeshjes.

Goli ka firmën e pukjanit 27 vjeçar Taulant Marku, goleadorit absolut të skuadrës verilindore. Sulmuesi pasi luajti te Kastrioti për disa sezone kaloi gjatë 2020-ës te dibranët.

Me këtë fitore Korabi arrin në kuotën e 41 pikëve. Shtatë më pak se Erzeni i vendit të dytë dhe 9 më pak se Bylis. Kategoria e Parë luan edhe 9 javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!