Bufon deri në 2024 te Parma
Legjenda e portës së Italisë do të mbrojë potën e Parmës deri në moshën 46 vjeçare.
Xhanluixhi Bufon një legjendë e gjallë e portës italiane, zgjat kontratën me Parmën deri në 2024. Me skuadrën që nisi magjinë e profesionit, atë të ruajtjes në nivelet më të larta të katërkëndorit.
Bufon iu bashkua më pas Juves në 2001 për të bërë historinë e madhe. Sot teksa firmosi kontratën e re me Parmën ndër të tjera tha:
“Është një ditë e bukur për mua dhe gjithë familjen time. Ajo që doja ndodhi dhe ajo që mendoj se donin edhe presidenti dhe klubi, ashtu siç shpresoj që tifozët dhe qyteti ta donin.
Kthimi im në Parma u kushtëzua nga marrëdhëniet dhe një lidhje e thellë që kam pasur gjithmonë me njerëzit e Parmës dhe të qytetit. Në këtë moment u bë e rëndësishme, pas shtatë muajsh, personalisht, në mënyrë bindëse, të bëja një akt përgjegjësie ndaj qytetit dhe Klubit.
Për rolin që pata këtë vit dhe që do ta kem edhe vitin e ardhshëm, ishte e rëndësishme të jepja një sinjal force dhe solidariteti për të besuar në atë që po bëjmë”.
Bufon më pas komentoi në sy të presidentit Kajël Krauze dhe rinovimin deri në vitin 2024./Sportiim.al/