Liverpul fiton Kupën, “çelësi” nuk ishte Kepa

Edicioni i 63-të i Carabao Cup, fitohet nga perfeksioni i 11 futbollistëve të Liverpul. Supersticioziteti nuk jep efekt te blutë e Çelsit.

Çelsi- Liverpul 0-0 (10-11 pen)

Ngjau edhe kjo në futbolin anglez. Një trajner heq portierin titullar (rasti i dytë i Çelsit) dhe fut një tjetër që ngroh stolin e herë herë shumë pranë largimit nga klubi.

Bëhët fjalë për londinezët e Çelsit që pasi humbën manjatin rus Abramoviç si presidet klubi (delegoi dje klubin te Fondacioni i Bamirësisë së Çelsit) humbin edhe finalen e Kupës së Ligës.

Ngjau sot në Wembley ndërmjet Çelsit dhe Liverpulit në një finale dramatike ndërsa pas 120 minutave lojë me 4 gola të anuluar nga gjykimi apo VAR, u deshëm 22 penalltitë nga të 22 lojtarët e të dyja skuadrave për të gjetur fituesin.

Tuhel në minutën e 119-të heq nga porta e Çelsit portirin Mendi ndër më të dalluarit në fushë dhe hedh portierin spanjoll Kepa. Ideja, portieri sikundër në të shkuarën, mund të japë siguri.

Asgjë. Liverpul i shënon të gjitha penalltitë ndërsa Kepa, lojtari që nuk priti anjë nga 11 goditjet e The Reds, humb të fundit për londinezët. Kupa Carabao i shkon Livepulit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!