Katër duele në inferiore, moti i keq rrezikon shtyrjen
Në një njoftim të fundit Departamenti i Garave në FSHF, ka njoftuan se ka anuluar disa aktivitete futbollistike të ditës së sotme. Motivi: Moti i keq.
Erga Kenga
Takimet e ditës së djeshme te Kategoria e Parë do t’ja lënë vendin ndeshjeve të tjera në program sot teksa në kalendar janë katër përballjet e mbetura të javës së 21-të.
Zhvillimet e djeshme në Cerrik dhe Ballsh pritet të ndikojnë pozitivisht te ndeshjet e sotme pasi si Apolonia dhe Tëbuni kanë mundësi për të synuar vendin e tretë që mbahet nga Korabi (mundur dje 1-0 nga Turbina).
Edhe kreu pritet të vendosë në pozita ‘pune’ skuadrën e Erzenit. Një fitore e formacionit të Nevil Dedes në transfertën e Pogradecit, me gjasë, vendos përfundimisht vijën ndarëse të dy skuadrave që do të ngjitën sezonin e ardhshëm në Superiore.
Besa pret Vorën në Luz aty ku skuadra e traditës, kërkon largimin nga zona e rrezikut e cila në kushtet aktuale gjëndet vetëm 4 pikë larg.
Ndeshjet e sotme, java e 21, Kategoria e Parë:
Ora 14:00
Pogradeci-Ezeni
Besa- Vora (në Luz i Vogël)
Butrinti- Apolonia
Tërbuni- Maliqi