Partizani në finalen e parë europiane

Për javën e 21-të të Abissnet Superiore sot në fushë dy çifte. Fillimisht në finalen e zonës së ftohtë Egnatia- Skënderbeu (13:45) dhe pak më vonë me duelin klasik Partizani- Vllaznia në ‘Air Albania Stadium’ me fillim orën 16:45.

Në Rrogozhinë Egnatia e Ramadanit pasi ka dhënë ndjesinë e mirë javëtn e fundit, do kërkojë të marrë pikë maksimale, kundër rivalëve të zonës poshtë Skënderbeut. Këta të fundit me një formacion emergjence në transfertë.

Ndërkaq në kryeqytet sfida e pasdites Partizani- Vllaznia. Partizani pritës por me shumë pikë prapa (5) kërkojnë tri pikë determinante për rrugëtimin e kuq drejt zonës europiane.

Rivali nga Shkodra, mendon tërësisht ndyshe. Së paku kështu deklaruan dje në konferencë tekniku Brdariç dhe kapiteni Gurishta.

Të dyja skuadrat kanë formacinoet më të mira të munëshme. Kuqeblutë pritet të ndiqen nga shumë tifozë sot në Arenën Kombëtare’. I njëjtë parashikimi për palën e Partizanit. Java ecën të dielën me tri takimet e tjera./Sportiim.al/

Sot:

13:45 Egnatia- Skënderbeu

16:45 Partizani- Vllaznia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!