Torrent gati të ikë, Terim mundësi rikthimi te Gallata

Spanjolli gati të përballet me futbollistët, mediat turke sjellin në vemendje një ‘Perandor’ (Fatih Terim) të gjithin në djersë

Një moment shumë i ndërlikuar për Domenec Torrent, trajnerin e Galatasaray. Zërat për shkarkim të mundshëm pas pesë ndeshjesh e vendosën trajnerin në një pozitë të vështirë, me lojtarët që kërkonin një përballje për metodat e menaxhimit të ekipit të tij.

Si kurrë këto vitet e fundit, Gallatasaraji 13 javë nga fundi, i pozicionuar në vendin e 13-të. Alarmante!

Ndërkaq vetëm një muaj më parë Fatih Terim mbylli karrireën me Gallatasarajin. Perandori që e drejtoi 4 herë klubin e famshëm turk ka drejtuar Turqinë por dhe klube të Seria A si Fiorentina e Milan.

Ai ka fituar 8 kampionate, 3 Kupa kombëtare, 5 Superkupa turke dhe mbi të gjitha Kupën UEFA në vitin 2000. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!